Merkato e Tiranës dhe Kukësit, Starova: Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo gjë!

schedule23:45 - 5 Tetor, 2020

schedule 23:45 - 5 Tetor, 2020

Starova vazhdon analizën e tij në studion e Pressing, në ABC News. Bobi foli për merkaton e Kukësit dhe te Tiranes, ku u shpreh: “Kukësi ka 13 afrime, 14 largime. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo gjë. Tirana ishte në vend të parë, e mbylli merkaton me 12 largime dhe 12 afrime. As kjo gjë nuk ndodh.

Ka ikur Ngoo, ka ikur gjysma e Tiranës. Në këto kushte, asnjë trajner nuk pranon që të bëhen këto lëvizje kaq drastike. Në rast se kanë kontrata 2-vjeçare dhe klubi i mbron lojtarët, mos ta bëjë me patjetër që të shtojë presionin e trofeve.

Ne që e kemi parë nga jashtë, e kemi parë që Kukësi ka pasur presion të fitojë trofe. Tani, ka lojtarë që marrin 8 mijë euro pagë në muaj”, u shpreh Starova./abcnews.al