I ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News është edhe Flor Biba. Menaxheri komentin zhbllokimin e merkatos së Luftëtarit, ka besim se Partizani do të vuajë në Gjirokastër dhe tregon dy skuadrat më të forta të Superiores.
“Ka 24 orë kohë dhe mendoj e besoj se lojtarët që kanë afruar para pak ditësh ose kanë pasur kontakte, Luftëtari do e mbyllë me ta. Nuk jam dakord që Partizani do të ketë ndeshje të lehtë në Gjirokastër, që ka krijuar futboll shumë të bukur dhe ka djem të rinj.
Trajneri e ka mbledhur skuadrën. Jo Partizani, por kushdo që të jetë do e ketë të vështirë në Gjirokastër. Kukësi dhe Tirana janë skuadrat më të mira të Superiores“, thekson Biba. /abcnews.al

