Sulmuesi kryesor i Lazios, Ciro Immobile, ka shprehur besim të plotë te drejtori shqiptar, Igli Tare, sa i takon përforcimeve në merkato. Sipas bomberit italian, si presidenti Lotitto, ashtu dhe Tare, e dinë shumë mirë situatën.
“E dimë të gjithë, presidenti Lotitto dhe drejtori Igli Tare janë në krye. Për këtë po punojnë. Në tre muajt e ardhshëm, deri për Krishtlindje, do të na duhet të luajmë në kampionat, kombëtare dhe Champions League.
Do të luhet çdo tre ditë. Duhen gjetur lojtarë të rëndësishëm, të cilët të jenë në gjendje t’i japin kualitet dhe mundësi grupit të rifitojë energji. Por e përsëris, Lotitto dhe Tare e njohin shumë mirë situatën”, u shpreh bomberi i Lazios./abcnews.al