Merkato e janarit dhe Lautaro te Barcelona, flet Marotta

schedule17:14 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 17:14 - 2 Dhjetor, 2019

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, ka folur për merkaton e janarit të zikaltërve, ku më shumë është ndalur të Lautaro Martinez. Për sulmuesin argjentinas, Marotta tha:

“Lautaro është një lojtar shumë i mirë dhe mjaft cilësor. Është i lumtur dhe ndihet mirë tek Interi. Drejtuesit e klubit dhe presidenca kanë një objektiv, të përmirësohen.

Mendoj se nuk është momenti të flasim për rinovimet apo transferimet që mund ose nuk do të ndodhin”, përfundoi Marotta. Interesim për Lautaron po shfaq Barcelona, me katalanasit që e shohin argjentinasin si pasuesin ideal të Luis Suarez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!