Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta foli për Sky Sport, ku i thuri elozhe trajnerit italian, Antonio Conte: “Unë e njoh shumë mirë Conten, ai është një njeri që kërkon shumë, një profesionist që kërkon fitoren”.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse gjithçka mund të përmirësohet, por kërkon pak kohë. Në shikimin e parë të mundësive, ose gjatë merkatos së janarit, ne do të jemi atje për të shfrytëzuar mundësitë që do të krijohen”.
“Jemi dakord se ne do të punojmë së bashku për ta rikthyer Interin në krye, aty ku i takon. Nuk e prisja që të ishim një pikë larg Juventus në këtë fazë të sezonit, pot kjo është një gjë e mirë”, përfundoi Marotta./abcnews.al