Argjend Malaj mund të rikthehet në Superiore. Mesfushori, i cili ka qenë pjesë e Tiranës, Skënderbeut dhe Kamzës, kërkohet nga dy klube të kryeqytetit.
Kjo është ajo që shkruajnë në Kosovë. Futbollisti në fjalë pritet që të largohet nga Feronikeli, ku ka luajtur rregullisht.
Raportohet se për të ka derbi mes Partizanit dhe Dinamos. Trajneri Ilir Daja ka punuar në të shkuarën me Malajn, kur ai ka qenë pjesë e bardhebluve. /abcnews.al