Atalanta nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Papu Gomez. Argjentinasi u transferua te Sevilla për shumën e 7.5 milion eurove, teksa do të zëvendësohet nga Viktor Kovalenko.
#Kovalenko domani in Italia per firmare con l’@Atalanta_BC, arriva dallo @FCShakhtar #calciomercato @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 31, 2021
24-vjeçari është një prodhim i Shakhtar Donetsk dhe është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2015. Lojtari numëron 29 ndeshje me kombëtaren e Ukrainës, që drejtohet nga legjenda Shevchenko.
Atalanta do të paguajë rreth 1 milion euro për kartonin e lojtarit, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Shakhtar. Kovalenko pritet ditën e sotme në Bergamo për të kryer kontrollet mjekësore.
Ndërkohë, trajneri Gasperini ka marrë një lajm negativ për takimit të sotëm ndaj Lazios (15:00). Qendërmbrojtësi argjentinas, Cristian Romero ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka nisur menjëherë karantinën. /abcnews.al