Merkato: 10 “të papunët” më të shtrenjtë, mes tyre edhe një shqiptar

schedule16:19 - 30 Qershor, 2021

schedule 16:19 - 30 Qershor, 2021

Shumë futbollistë dalin lojtarë të lirë ditën e nesërme. Emrat e mëdhenj si Leo Messi, Sergio Ramos apo Gigio Donnarumma nuk mungojnë, teksa në listë ndodhet edhe një futbollist i kombëtares shqiptare.

Ai është Elseid Hysaj, të cilit i përfundon kontrata me Napolin ditën e sotme. Emra të mëdhenj dhe të rëndësishëm, teksa në renditjen e mëposhtme janë përfshirë edhe çmimet e kartonëve në merkato.

Leo MESSI (Barcelona, sulmues, 33 vjeç). Vlera në merkato? 80 milion euro

Gigio DONNARUMMA (Milan, portier, 22 vjeç). Vlera në merkato? 60 milion euro

 

Leo Messi duke festuar me një nga trofetë e shumtë

Santos BORRE (River Plate, sulmues, 25 vjeç) Vlera në merkato? 17 milion euro

Elseid HYSAJ (Napoli, mbrojtës, 27 vjeç). Vlera në merkato? 13 milion euro

Sergio RAMOS (Real Madrid, mbrojtës, 35 vjeç). Vlera në merkato? 10 milion euro

 

Elseid Hysaj

Nikola MAKSIMOVIC (Napoli, mbrojtës, 29 vjeç). Vlera e merkatos? 10 milion euro

Ryan BERTRAND (Southampton, mbrojtës, 31 vjeç). Vlera në merkato? 10 milion euro

Jerome BOATENG (Bayern Munchen, mbrojtës, 32 vjeç). Vlera e merkatos? 8,5 milion euro

 

Sergio Ramos

Robin QUAISON (Mainz, sulmues, 27 vjeç). Vlera e merkatos? 7.5 milion euro

Andros TOWNSEND (Crystal Palace, sulmues, 29 vjeç). Vlera e merkatos? 7 milion euro

Patrick VAN AANHOLT (Crystal Palace, mbrojtës, 30 vjeç). Vlera e merkatos? 7 milion euro /abcnews.al