Merck kërkon miratimin e pilulës së saj kundër Covid nga FDA

schedule13:35 - 11 Tetor, 2021

schedule 13:35 - 11 Tetor, 2021

Kompania Merck ka kërkuar nga FDA miratimin urgjent të pilulës së saj kundër Covid. Nëse miratohet nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave – një vendim që mund të merret brenda pak javësh kjo do të ishte pilula e parë për trajtimin kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të publikuara javën e kaluar, ilaçi eksperimental antiviral Molnupiravir i zhvilluar nga  Merck & Co  përgjysmon rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital për shkak të COVID-19 .

“Një ilaç oral i sigurt, efektiv dhe i përballueshëm mund të jetë një hap i madh përpara në luftën kundër COVID-19,” tha Peter Horby, një profesor në Universitetin e Oksfordit i specializuar në sëmundjet infektive.

Në studim, morën pjesë disa pacientë me simptoma të lehta ose mesatare, simptomat e të cilëve nuk zgjatën më shumë se pesë ditë.  Sipas Merck,  Molnupiravir është efektiv kundër të gjitha varianteve të koronavirusit, përfshirë Delta. Kompania farmaceutike amerikane pret që të prodhojë 10 milionë dozave deri në fund të vitit 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!