Mercedes-Benz prezanton Vision AVTR frymëzuar nga Avatar

schedule14:59 - 30 Shtator, 2020

schedule 14:59 - 30 Shtator, 2020

Mercedes-Benz sapo vërtetoi se e vërteta është më e çuditshme se trillimi. Marka gjermane ka publikuar pamjet e modelit të frymëzuar nga Avatar, përmes së cilës synon të zhvillojë një “bashkëveprim krejtësisht të ri midis njeriut, makinës dhe natyrës”.  Koncepti Vision AVTR u prezantua në fillim të këtij viti, por shumica supozuan se makina nuk do ta shihte kurrë “dritën e diellit”.

Afërsisht nëntë muaj më vonë, prodhuesi i automjeteve ka shfaqur prototipin e së ardhmes.  Projektuar në partneritet me krijuesin e Avatar James Cameron, Vision AVTR përdor kontrollet biometrike për të ndihmuar shoferin dhe automjetin të bashkohen në një “organizëm simbiotik”.

Në vend të timonit, koncepti ka një “element kontrolli shumëfunksional” me të cilin shoferët operojnë me një dorë si dhe rrotat janë revolucionare pasi lejojnë një lëvizje anësore sikur të ishte një gaforre.  “Duke vendosur dorën në njësinë e kontrollit, brendësia merr jetë dhe automjeti njeh shoferin nga rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja,” tha Mercedes. xh.d/abcnews.al

Mercedes-benz-vizion-avtr-lateral-soymotor.jpg

Mercedes-benz-vizion-avtr-marr frymë-soymotor.jpg

Mercedes-benz-vizion-avtr-prapa soymotor.jpg