Mercedes-AMG GT R Pro vjen me një stil unik

schedule15:42 - 24 Gusht, 2020

schedule 15:42 - 24 Gusht, 2020

Carlex Design, i specializuar për dizajnin e brendshëm të makinave ka bashkëpunuar me Mercedes, për t’i dhënë AMG GT R Pro edhe më shumë stil. Si të gjitha krijimet e Carlex, AMG GT R Pro është pajisur me një dizajn të veçantë që i jep një stil unik brendësisë së makinës.

Ngjyra jeshile e errët mbizotëron në të gjithë pamjen e jashtme të makinës, që sipas Carlex Design, ka për qëllim të festojë suksesin e padiskutueshëm të motorit. Jeshilja dominon gjithashtu edhe në brendësi të makinës, e aplikuar tek dyert, rripat dhe sendiljet, shkruan abcnews.al.

Këta të fundit të dizajnuara me kafka dhe lule që e bëjnë unike AMG GT. Megjithatë, Carlex nuk ka njoftuar asnjë modifikim mekanik, që do të thotë se fuqia e makinës mbetet po e njëjta. AMG GT R ka një motor 4.0 litra dhe që arrin deri në 577 kuaj fuqi.  /abcnews.al/

Carlex Design's Mercedes-AMG GT R Pro 'Tattoo Edition' Is Not For ...