Mënyra më e thjeshtë për të fituar besimin e njerëzve menjëherë

schedule11:30 - 21 Prill, 2021

schedule 11:30 - 21 Prill, 2021

Kur flasim me dikë, ne duam që ata t’u besojnë fjalëve tona. Fatkeqësisht, jo gjithçka që themi perceptohet në mënyrën e duhur. Për të shmangur situata të tilla, ne do ju zbulojmë sekretin sesi të fitoni besimin e njerëzve në mënyrën më të thjeshtë.

Mund të duket pak banale, por sekreti është te sytë tanë. Kur komunikojmë me të tjerët, ne nuk kontrollojmë dot se çfarë po ndodh me sytë tanë dhe si reagojnë ata. Por ato janë vërtet të rëndësishme që personi të vendosë t’ju besojë apo jo.

Për të qenë më të saktë, roli vendimtar u jepet bebeve të syrit, veçanërisht, madhësive të tyre. Sa më të gjerë të jenë bebet e syrit, aq më e lehtë është t’i besoni folësit. Sidoqoftë ne mund ta ndryshojmë vetë madhësinë e bebeve të syrit. Mjafton të imagjinosh një dhomë të errët.

Duke bëtë këtë veprim të thjeshtë, ju automatikisht shndërroheni në një dëgjues dhe partner të mirë në marrëveshjet e biznesit të çdo niveli. Nëse bebet e syrit janë të zgjeruara, personi tjetër në mënyrë të pandërgjegjshme fillon t’ju besojë./e.b-abcnews.al