Të shumta kanë qenë reagimet për arrestimin e Elsa Lilës, si pjesë e një grupi italo-shqiptar që merrej me shpërndarjen e lëndëve të forta narkotike.
Më i fundit është analisti Mentor Kikia, i cili përmes një postimi në “Facebook ka deklaruar se Elsën nuk duhet ta gjykojmë si grua e si nënë, por një artiste, e cila ka shërbyer si model për të gjithë ata që e ndjekin.
Ai thotë se Elsa nuk është bërë e komentuar nga të gjithë për shkak të fotos që ka me kryeministrin Edi Rama dhe as se ka pasur një jetë të vështirë, por sepse është këngëtare e njohur dhe ka shërbyer si frymëzim për mijëra vajza.
Reagimi i plotë i Kikisë:
Elsen nuk duhet ta gjykojme si grua e si nene, por si Elsa Lila
Nuk kisha ndermend te ndalesha ne rastin e arrestimit te kengetares Elsa Lila. Por me kane terhequr vemendje qendrimet publike, disa duke e implikuar edhe me preferencat e saj politike, e disa duke e mbrojtur meqe eshte kengetare e shquar dhe ka patur jete te veshtire.
Une lutem qe ajo te dale e pafajshme, per veten e saj se pari, e per ate qe perfqeson per ne te tjeret, se dyti.
Dhe eshte kjo e dyta ajo qe e ben Elsen te “komentueshme”. Jo sepse ka foto me Ramen, jo sepse ka patur nje jete te veshtire…. Por sepse ajo eshte nje kengëtare e njohur, nje artiste e madhe, sepse eshte nje model per mijera vajza qe enderrojne te jene si ajo. Madje jeta e veshtire dhe suksesi e kane bere te shikohet dhe adhurohet edhe me shume.
Une do ta gjykoja Elsen(dhe shume te tjera e te tjere si ajo) edhe sikur thjeshte te dilte ne nje video si perdoruese e droges, jo me si shitese apo trafikante.
Sepse keta njerez ndiqen ne rrjet nga miliona njerez, (une me zor nga pak dhjetra mijera).
Sepse keta njerez kane ndikim ne publik dhe si te tille, ashtu sic i adhurojme, edhe duhet ti gjykojme./abcnews.al