Mëngjesi nis me shi, si do të jetë moti këtë të mërkurë

schedule07:18 - 14 Prill, 2021

schedule 07:18 - 14 Prill, 2021

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë fuqizohen duke sjellë reshje shiu dominojnë në territorin shqiptar deri pas mesditës kur moti fillon të përmirësohet gradualisht duke ri-kthyer kthjellime në zonat bregdetare dhe gjatë natës kthjellimet përfshijnë thuajse gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në të dyja vlerat ditore ku vlerat ditore duke u luhatur nga 3°C në zonat malore deri në 15°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe rrebeshe afatshkurtra shiu dominojnë territorin e Kosovës. Situatë kjo e cila mbetet deri pak pas mesditës kur herë pas herë do kemi intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Mot i paqëndrueshëm do të dominojë gjatë paradites duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të natës kur herë pas herë të kemi intervale me kthjellime./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!