Mëngjesi nis me reshje, si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule07:15 - 30 Nëntor, 2021

schedule 07:15 - 30 Nëntor, 2021

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të vijoj të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në ultësirën perëndimore reshje shiu. Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë reshje në formë dëbore. POR në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim i lehtë dhe gradual i motit, duke rikthyer herë pas here kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13 °C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior- verilindor, për pasojë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të jenë prezente në Kosovë, duke sjell në pjesën e parë të ditës reshje dëbore në të gjithë territorin kjo sipasoj e rënies së ndieshme të temperatuarve. POR në pjesën e dytë të ditës parashikohet përmirësim gradual të motit.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV gjatë paradites do të dominohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin në territor reshje dëbore, KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. POR gjatë mesditës dhe në vijim do të kemi përmirësim gradual e të lehtë motit.

Rajoni dhe Europa

Vranësirat e shumta do të vijojnë të sjellin reshje shi dhe dëbore në rajonin e Ballkanit. PO_ashtu Europa Qëndore do të jetë kryesisht me reshje shiu dhe dëbore të pakët. Ndërsa Veriu dhe Lindja e kontinentit do të jenë në dominimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të dëborës. Gadishulli Iberik do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!