Menduh Thaçi përkrah Pendarovskin në zgjedhjet e Maqedonisë

schedule18:20 - 30 Mars, 2019

schedule 18:20 - 30 Mars, 2019

Kreu i partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, deklaroi se pavarësisht dënimit të tij nga gjykata, partia e tij përkrah kandidatin Stevo Pendarovski për president të shtetit. Thaçi theksoi se pafajësinë për dënimin me 3 vjet burgim do ta kërkojë edhe në instanca ndërkombëtare të drejtësisë.

Dënimi i kreut të PDSH me 3 vjet burg  në rastin e PSP-së  “Titanik 2” që ka të bëj me  keqpërdorime në zgjedhjet lokale të vitit 2013, nuk ka ndikuar në vendimin që Partia Demokratike Shqiptare të mbështesë kandidatin konsensual për president Stevo Pendarovskin.

Këto komente kreu i PDSH-së i bëri  para mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij, në të cilën sikurse u njoftua, është biseduar për formimin e shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare dhe shtabet e degëve. Kryetar i shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale të kësaj partie është zgjedhur Imer Aliu sekretar i përgjithshëm i PDSH.

Ndryshe, prej të hënës me 1 prill në RMV fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale te 21 Prillit , ku në garë janë 3 kandidat. Bëerim Reka që përkrahet nga opozita shqiptare, Gordana Siljanovska Kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovski kandidat i shumicës parlamentare. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të drejtë vote kanë mbi 1.8 milion votues./abcnews.al