“Menduam që fatin e saj ta vendoste Zoti”, Uarda Koçi rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë

schedule22:18 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 22:18 - 16 Dhjetor, 2020

Uarda Koçi rrëfeu në studion e programit “E ardhmja është vajzë” situatën më të vështirë me të cilën është përballur në jetë. Mes lotësh, Uarda tregoi se asaj dhe bashkëshortit të saj iu është dashur të marrin një vendim të vështirë ndërsa ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Isha përballë një vendimi shumë të rëndësishëm, bashkë me mjekun dhe tim shoq bëmë një bisedë ndër më të vështirat të jetës time kur vetëm dy ditë përpara se të lindte duhej të merrnim vendimin nëse lindja do të ishte natyrale apo cesariane.”, tha Uarda. Ajo theksoi se vetëm dy ditë para ardhjes në jetë të vajzës duhej të vendosnin nëse lindja duhej të ishte natyrale apo cezariane për shkak të vogëlushes.

Pavarësisht vështirësive që kaluan, Uarda shtoi se falë Zotit sot ajo gëzon shëndet të plotë. “Risku ishte që në rast ne do të shkonim për një lindje natyrale ndoshta zemra e saj nuk do të përballonte gjithë presionin dhe mund ta humbisnin. Por nga ana tjetër ishte po aq e vështirë për një lindje cesariane sepse nuk do ta merrnim vesh kurrë nëse zemra e saj do të ishte e fortë për të përballuar një jetë të gjatë, që do të thotë mund ta humbisnim rrugës.

Vendosëm që fatin e saj ta vendoste Zoti, vendosëm për një lindje natyrale dhe të ishte ai momenti i vështirë në rast se ne do të kishim një humbje fatale, se në një moment tjetër nuk mund të jetosh dot në pafundësi duke pritur më pas nëse do të ishte cesariane a po e përballon dot këtë moment të jetës apo një tjetër.“, u shpreh Uarda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!