Një incident i trishtueshëm ka ndodhur në Indi, vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit, ku një vajzë tetë vjeçare kaloi dy ditë me trupin e babait të saj të vdekur nga COVID-19.
Incidenti ndodhi në Patna, ku një 45-vjeçar kishte vdekur nga koronavirusi në lagjen East Ram Krishna Nagar.
Sidoqoftë, askush nuk ishte aty për ta ndihmuar por vajza e pafajshme nuk e kuptoi që babai i saj ka ndërruar jetë. Ajo thuhet se ka vazhduar të flasë me trupin e babait të saj dhe ka fjetur përkrah tij për tërë natën.
Të nesërmen, ajo gjeti celularin e babait të saj dhe filloi të luante video lojëra pasi u zgjua në mëngjes. Pas disa kohësh, një mik i babait të saj e thirri vogëlushen në telefon dhe ajo i tha që po flinte.
Shoku nisi të dyshonte dhe më pas thirri përsëri në numrin e tij për një telefonatë video dhe i kërkoi vajzës që ta kthente kamerën drejt babait të saj.
Pasi pa videon, ai e kuptoi që babai i saj kishte vdekur dhe menjëherë informoi administratën lokale për të arritur në shtëpinë e tij, megjithatë, zyrtarët morën një kohë të gjatë për t’u ofruar ndihmë atyre.
Trupi i infejtuar me COVID u mor nga zyrtarët dhe më vonë u dërgua në krematorium për të kryer ritet e fundit.
Sipas raporteve të mediave indiane, doli se gruaja e burrit të ndjerë, i identifikuar si Ram Krishan, nuk jetonte me të. /abcnews.al