Mendojeni dy herë martesën me një burrë që bën këto gjëra!

schedule12:49 - 4 Mars, 2021

schedule 12:49 - 4 Mars, 2021

Ju mund të mendoni se marrëdhënia juaj është e shkëlqyer. Mund të mendoni se keni gjetur partnerin ideal, por fatkeqësitë ky mendim mund të ndryshojë pas martesës, sepse ju nuk keni bërë zgjedhjen e duhur. Përpara se të martoheni me të, ka 15 gjëra kryesore të cilave ju duhet t’u kushtoni rëndësi dhe vëmendje.

1. Nëse partneri juaj nuk ju lejon të takoheni me miqtë tuaj, veçanërisht nëse janë të seksit të kundërt, nuk duhet të nxitoheni për t’u martuar me të. Çdo person duhet të ketë hapësirën e tij dhe të jetë në gjendje të komunikojë me njerëzit e tjerë.

2. Ai gjithmonë dëshiron të dukeni siç do ai. Për shembull, ai përpiqet të zgjedhë veshjen, këpucët apo mënyrën sesi duhet t’i prisni flokët. Ju do të dilni nga vetja.

3. Ai zemërohet për asgjë. Ju gjithmonë do të jeni nervoze pranë një bashkëshorti të tillë.

4. Ai nuk është i interesuar për jetën tuaj, hobit apo interesat. Partnerët duhet të mbështesin njëri-tjetrin.

5. Atij nuk i pëlqen familja juaj apo miqtë tuaj. Ai është një pjesë e jetës tuaj; dhe familja dhe miqtë tuaj janë gjithashtu jeta juaj.

6. Ai nuk ka miq. Është mirë kur partneri do të kalojë shumë kohë me ji, por përpiquni të gjeni arsyen pse ai nuk ka miq.

7. Ai gjithmonë qesh me ty në publik. Nuk është e këndshme dhe mund të jetë turpëruese.

8. Nëse ai kontrollon kohën që harxhoni me miqtë ose familjen, mos u martoni me të.

9. Ai preferon të shoh pornografi sesa të kalojë kohë me ty. Nuk është shenjë e mirë.

10 Ai gënjen gjatë gjithë kohës. Mos u verboni për të mos e parë këtë gjë.

11. Nuk respekton familjen tuaj. Tregoni kujdes nëse është kështu, pasi pas një farë kohe mund të mos ju respektojnë dhe ju.

12. Ai nuk respekton stafet e shërbimit, për shembull: sanitaret, kamerierët.

13. Poshtërimi moral ose fizik është tabu në një marrëdhënie. Mos e lejoni kurrë ta bëjë këtë me ju.

14. Ai nuk e ka harruar ish të dashurën e tij. Nuk do të jetë i sinqertë në raport me ju.

15. Në një nivel nënndërgjegjeshëm ju mendoni se ky nuk është personi me të cilin duhet të martoheni./e.b-abcnews.al