“Mendoj se kemi gjetur një yll”, si Ferguson identifikoi talentin e madh

schedule08:39 - 2 Korrik, 2020

schedule 08:39 - 2 Korrik, 2020

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë njeriu që ka zbuluar talentin Mason Greenwood, duke e quajtur një yll të ardhshëm kur 18-vjeçari ishte ende në Akademinë e “Djajve të Kuq”.

Greenwood shënoi sërish për Manchester United në sfidën e fituar kundër Brighton të martën në Premier League. Ky gol i shënuar, ka qenë i 13-të në këtë sezon për sulmuesin në të gjitha kompeticionet.

“DailyMail” ka zbuluar se në një drekë të zhvilluar nga Shoqata e Trajnerëve të Premier League katër vite më parë, Fergie ka thënë për Grenwood: “Mendoj se kemi gjetur një yll”. Parashikimi i Ferguson, duket se po del i saktë, pasi Grenwood, po konsiderohet si një talent shumë i madh në Angli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!