“Mendoj se ishte gol”, edhe trajneri i Gironas pranoi se Rodrigo shënoi pastër

schedule21:15 - 30 Tetor, 2022

schedule 21:15 - 30 Tetor, 2022

Pas barazimit 1-1 në Santiago Bernabeu, trajneri i Girona, Michel komentoi golin e humbur të Rodrigos.

“Mendoj se ishte gol. Kështu thashë pas ndeshjes kundër Almerias. Por rregullat thonë se është faull. Na ndodhi edhe neve kundër Almerias”.

Rodrigo shënoi një gol të vonuar ndaj Gironas që mund ta kishte fituar ndeshjen për Real Madridin. Megjithatë, arbitri e konsideroi këtë si faull. /G.D abcnews.al/