Mendoi se kishte grip, i riu shpërfytyrohet në fytyrë dhe ngel pa gjymtyrë

schedule11:56 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 11:56 - 7 Dhjetor, 2022

Gjithçka filloi me një grip të thjeshtë. Kështu mendonte edhe Alex Lewis, një anglez 42-vjeçar, i cili besonte se kishte marrë sëmundjen klasike të vjeshtës. Megjithatë, në nëntor 2013, jeta e tij ndryshoi në mënyrë tragjike. Tani për fat të keq, fytyra e tij është shpërfytyruar dhe ai nuk ka më asnjë gjymtyrë.

Kur Alex pati ethet, ai nuk u shqetësua shumë pasi ishte nëntor dhe sëmundjet sezonale, si ftohja apo dhimbja e fytit, janë në rend të ditës. Megjithatë, kur temperatura filloi të rritet në mënyrë dramatike, ai dhe familja e tij filluan që të shqetësoheshin seriozisht.

Kur ethet u ulën dhe u zgjua, kuptoi se lëkura i ishte bërë vjollcë dhe se një infeksion shumë i rëndë po ndodhte. Pasi shkoi në spital, atij i prenë gjymtyrët dhe iu ndërtua një pjesë e fytyrës e cila u shpërfytyrua nga bakteri vrasës: Streptococcus A.

Alex e kuptoi shumë vonë se çfarë po ndodhte dhe për fat të keq i nënvlerësoi simptomat. Bakteri nëse kapet me vonesë mund të sjellë pasoja të rënda. Për këtë arsye, Aleksi u bëri thirrje të gjithë prindërve të fëmijëve të vegjël: “Nëse ata kapin gripin, mos e nënvlerësoni kurrë, por bëni të gjitha kontrollet e nevojshme. Mbajini fëmijët tuaj larg asaj që më ndodhi mua”. /abcnews.al