Menaxhimi i pandemisë në Francë, policia kontrolle në shtëpitë dhe zyrat e qeveritarëve

schedule13:11 - 15 Tetor, 2020

schedule 13:11 - 15 Tetor, 2020

Policia franceze ka kryer një seri kontrollesh në shtëpinë dhe zyrën e ministrit të shëndetësisë Olivier Veran, dhe të drejtorit të përgjithshëm të shëndetësisë, Zherom Salomon.

Mediat franceze konfirmojnë lajmin duke shtuar se kjo procedurë është në kuadër të një dosjeje gjyqësore mbi menaxhimin e krizës së krijuar nga koronavirusi, nga ana e presidencës franceze.

Kontrolle janë kryer dhe në shtëpinë e zyrat e ish kryeministrit Edouard Philippe dhe në atë të ish ministres së shëndetësisë Agnes Buzyn. Kontrolli erdhi pas një ditë kur Presidenti Francez Emmanuel Macron njoftoi masat e reja pas rritjes së rasteve në Paris dhe tetë qytete të tjera franceze.

Pacientë me Covid-19, mjekë, pjesë të personelit të burgut, oficerë policie në Francë paraqitën 90 ankesa gjatë muajve të fundit, veçanërisht për mungesat e maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse.

Ndërkohë një gjykatë franceze ka nisur një hetim mbi trajtimin e krizës së koronavirusit nga qeveria./abcnews.al