Menaxhimi i mbetjeve, zv-ministrja debat me deputetin e PD-së, Sazan Guri: Urdhri i Ramës “terrorist”

schedule22:30 - 27 Tetor, 2021

schedule 22:30 - 27 Tetor, 2021

Menaxhimi i mbetjeve urbane është një ndër temat që ka nxitur debat së fundmi, pas urdhrit të prerë të kryeministrit Rama ndaj kryebashkiakëve,

Në Bardh a Zi, në një panel të ftuarish ku ambientalisti Sazan Guri ka ngritur disa kauza në lidhje me këtë zhvillimet e fundit duke theksuar se urdhri i shefit të qeverisë është i papranueshëm.

Sipas Gurit një urdhër i tillë nuk mund të cilësohet as kriminal dhe as mafioz, por terrorist, duke theksuar se hyrjet e qyteteve kanë një landfill për diegien e mbetjeve.

Ndër të tjera Ornela Çuçi, zv.Ministre e Turizmit dhe Mjedisit është shprehur se urdhëri i kryeministrit është i bazuar në ligj. Ajo ka debatuar në lidhje me menaxhimin e mbetjeve me ish kryebashkiakun e Devollit njëkohësisht deputet i PD-së, Bledjon Nallbati, i cili e akuzon se qeveria kërkon të përfitojë përmes inceneratorëve.

Sipas zëvendës ministres Çuçi BE ka theksuar se deri në 2035 nuk do të përdoret me landfilli për mbetjet por rigjenerimin e energjisë.

Pjesë nga debati:

Ornela Çuçi: Sapo the se në Tiranë që zë 1/3 e popullsisë nuk e ke në pikën më të bukur të qytetit

Sazan Guri: Ke 300 ton mbetje që nuk mblidhen

Bledian Nallbati: Kemi bërë tre inceneratore Elbasan, Tiranë dhe Fier,

Ornela Cuci: Nuk mund të lejoj të flasësh në ajër,

Bledjon Nallbani: Ke tre inceneratore,

Ornela Çuçi: Nuk e ke pra,

Pjerin Ndreu: Nuk do të kushtojë është investim privat,

Bledjon Nallbani: Privat por do të paguajnë bizneset,

Ornela Çuçi: Kryeministri nuk po i kërcënon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!