Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Menaxhimi i mbetjeve/ Krijohet Agjencia Kombëtare, ndjek procesin nga grumbullimi tek trajtimi

schedule15:21 - 24 Janar, 2026

schedule 15:21 - 24 Janar, 2026

Menaxhimi i mbetjeve në vend do të realizohet nga një agjenci Kombëtare e cila do të jetë me kapital 100 përqind shtetëror.

“Agjencia do të asistojë në të gjitha hallkat e trajtimit të mbetjeve që nga ndarja grumbullimi e më pas riciklimi.

Ndërsa pushteti vendor do të ketë detyrimin e mbledhjes së mbetjeve brenda territorit të tyre dhe ndarjen në burim.



Në koordinim me bashkitë  do të ketë një sërë nismash për të nxitur riciklimin pra të ndahet plastika, nga kartoni apo nga metali apo plehra të tjera”, tha ai.

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare dhe parashikon që Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve do të ofrojë, kundrejt pagesës, shërbimin e trajtimit fundor të mbetjeve dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. Kjo agjenci do të financohet nga buxheti i shtetit dhe  nga tarifat që do të paguajnë bashkitë për depozitimin e mbetjeve dhe nga shitja e materialeve për riciklim.

Kapitali fillestar për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve është 20 milionë Lekë.

Përgjegjëse për këtë agjenci do të jetë Ministria e Mjedisit,  e cila brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndjek procedurat e nevojshme ligjore, për themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare si dhe regjistrimin e Agjencisë në Qendrën Kombëtare të Biznesi.

Organet drejtuese të AKEM do të jenë: Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit; Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!