Menaxheri u mori paratë klientëve për dhomën e hotelit, në fund i priti një surprizë e hidhur

schedule17:55 - 12 Gusht, 2022

schedule 17:55 - 12 Gusht, 2022

Një mashtrim i bërë nga një menaxher hoteli në zonën e Riminit në Itali, është bërë lajm i ditës në shtetin fqinj.

Siç raportojnë mediat italiane, një menaxher nga Torino kishte marrë me qira një hotel me dy yje në zonën e Riminit, dhe e kishte reklamuar në rrjetet sociale ku ftonte qytetarët të shkonin për pushime.

Por surpriza e hidhur vinte ditën që ata që kishin prenotuar dhomën e hotelit shkonin dhe e gjenit të mbyllur, edhe pse kishin bërë parapagim.

Autoritete theksojnë se hotelit i ishte lënë afat deri ditën e premte që të mbyllej, pasi nuk plotësonte asnjë kusht.

Ndërkohë raportohet se i njëjti person mund ta ketë bërë këtë gjë edhe një vit më parë, duke iu marrë lekët klientëve dhe më pas zhdukej.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!