Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, ka folur për Radio Marte në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të kombëtares shqiptare që ditët e fundit është lidhur shumë me një kalim te Lazio.
Kjo ndodh edhe për shkak se Maurizio Sarri u zgjodh trajner. Giuffredi nuk e pohon që Lazio t’i ketë kontaktuar për Hysajn, por mirëpret një ofertë prej tyre.
“Jemi duke diskutuar opsione të ndryshme për të ardhmen e tij. Unë personalisht nuk kam pasur ende kontakte me Lazion.
Ne vazhdojmë të bëjmë punën tonë, duke kërkuar zgjidhjet tek ato që na janë ofruar. Nëse Lazio bën ofertë, do të jetë e mirëpritur.
Do jetë një punë e madhe për të gjithë përpara. Ka disa skuadra që e duan. A mund të rinovojë me Napolin? Absolutisht jo”, ka thënë Giuffredi. /abcnews.al