Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, është treguar i drejtpërdrejtë së fundmi, duke deklaruar se më mirë ta largojnë Hysajn, nëse nuk e kanë në planet e tyre dhe nuk u shërben. Italiani ka folur edhe për faktin që shkodrani luan sa në të djathtë, sa në të majtë.
“Nuk është diçka e bukur ta shohësh atë të luajë kudo, skuadra duket e ç’orientuar. Roli i tij është në të djathtë të mbrojtjes dhe aty duhet të luajë. Në të majtë thjesht është përshtatur”, thotë Giuffredi për “Radio Kiss Kiss Napoli”.
Në lidhje me të ardhmen: “Nuk kemi vendosur asgjë në lidhje me Hysajn. Gjithçka është në dorë të Napolit. Nëse më pas Ancelotti mendon të aktivizojë De Lorenzo në të majtë dhe Maksimovic në të djathtë, atëherë nuk ka kuptim që Hysaj të qëndrojë. Nëse nuk është në interesin e klubit, le ta lënë të shkojë”. /abcnews.al