Memolla: Luaj edhe me 3-5-2, objektivi im është i qartë

schedule13:48 - 12 Nëntor, 2019

schedule 13:48 - 12 Nëntor, 2019

Hysen Memolla ishte lojtari tjetër i përzgjedhur për të folur para mediave për ndeshjet me Andorrën dhe Francën. Mbrojtësi, i cili luan në Finlandë, u grumbullua sërish me kombëtaren dhe shpreson të marrë minuta.

“Kemi objektivat tona, duhet të bëjmë maksimumin në të gjitha ndeshjet. Kushdo që të jetë, Franca, Greqia apo Andorra. Duhet të japim 100 për qind çdo ndeshje. Për aktivizimin tim vendos trajneri, unë mund të jap maksimumin për çunat dhe trajnerin”.

“Konkurrenca është e mirë, pasi jep më shumë çdo stërvitje. Të rrit edhe më shumë. Nuk e shikoj si diçka të keqe. Ndoshta luaj unë, Lenjani apo Trashi. Të tre mund të japim një ndihmë të rëndësishme për kombëtaren”.

“Të gjithë duan të bëjnë gol. Është gjë e emirë. Objektivi është të jap maksimumin për ekipin. Nëse shënoj dhe humbim, nuk ka interes. Kam më shumë dëshirë të fitoj. Nëse shënoj dhe fitojmë, atëherë është diçka plus. 3-5-2 nuk kam luajtur shumë. Mund të ndihem edhe mirë. Besoj se mund ta bëj. Kam kuriozitet ta provoj. Dy herë jam aktivizuar,ndaj Spanjës dhe në një ndeshje me Salernitanën”, përfundoi Memolla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!