Stoli tek ekipi i Tiranës është një pikëpyetje e madhe. Ardian Mema duket gjithmonë e më larg stolit bardheblu dhe janë shtuar zërat për pasuesin e tij. I ftuar në studiot e ABC Neës, në emisionin Pressing, gazetari Anton Cicani tha se kandidati kryesor për të marrë stolin e Tiranës është Julian Ahmataj.
Sipas Cicanit, Julian Ahmataj ka shumë mundësi që të marrë stolin e bardhebluve, por një kandidat tjetër është edhe Ilir Daja. Trajneri aktual i Skënderbeut është një pistë më e vështirë, pasi dëshira e tij është të vazhdojë projektin me “Ujqërit e Dëborës”./abcnews.al