Rezultatet negative të arritura në kampionat, duke parë Kastriotin të zbritur në vendin e fundit të kategorisë Superiore, i kanë kushtuar stolin teknikut Ardian Mema.
Humbja e fundit përballë Kukësit ka qenë fatale për të dhe Mema ka dhënë dorëheqjen, një vendim që është pranuar edhe nga drejtuesit e klubit krutan.
“Klubi i Futbollit të Kastriotit njofton se Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i skuadrës sonë. Tekniku ka paraqitur dorqheqjen pranë drejtuesve të klubit të cilët e kanë pranuar vendimin e tij. Klubi e falenderon teknikun për gjithçka që dha për ekipin tonë dhe i uron suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit të Kastriotit./ h.ll/abcnews.al