Meloni: Suksesi në zgjedhjet evropiane do të thotë një përqindje prej 26%

schedule17:02 - 19 Mars, 2024

schedule 17:02 - 19 Mars, 2024

Në prononcimet e saj në televizionin publik Rai, kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënvizoi se “suksesi i partisë së saj në zgjedhjet evropiane do të thotë një përqindje prej 26%. Kjo është përqindja që ka arritur partia e Melonit “Vëllezërit e Italisë” në zgjedhjet kombëtare të 2022-ës.

“Nuk do të qëndroj këtu për të mbijetuar, do të qëndroj nëse mund të bëj diçka të rëndësishme, të ndryshoj diçka”, shtoi kryeministrja italiane, e cila nuk saktësoi nëse do të ishte kryetare e votimit të partisë së saj në zgjedhjet europiane.

Meloni përsëriti se vajza e saj, Ginevra, është prioriteti i saj kryesor dhe ajo mund të rishqyrtojë veprimin e saj politik vetëm nëse zbulon se vajza e saj po paguan një çmim shumë të lartë.

“Por ajo është një fëmijë i fortë, inteligjent, që kupton gjithçka. Ne po bëjmë gjithçka që të mos humbasim në këtë stuhi”, përfundoi Georgia Meloni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!