Meloni nga Polonia: Duam të ndalojmë imigracionin e paligjshëm  

schedule13:57 - 5 Korrik, 2023

schedule 13:57 - 5 Korrik, 2023

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua sot në Varshavë me homologun e saj polak, Mateusz Morawiecki.

“Pozicioni ynë me Poloninë është në thelb i njëjtë: ne duam të ndalojmë imigracionin e paligjshëm. Për sa kohë Europa mendon se do ta zgjidhë problemin duke diskutuar se si të trajtohet imigracioni i paligjshëm kur është përhapur tashmë në territorin europian, ne nuk do të gjejmë një zgjidhje reale”, tha kryeministrja italiane në fund të takimit.

“Ajo që bashkon të gjitha vendet anëtare të Bashkimit është që të mund të ndalojmë imigracionin e paligjshëm, me një bashkëpunim të barabartë me Afrikën dhe duke ofruar mbështetje për vendet që janë viktima të trafikantëve, mafias së mijëvjeçarit të tretë”, shtoi Meloni.

Në lidhje me Samitin e ardhshëm të NATO-s, Georgia Meloni nënvizoi se qeveritë e Romës dhe Varshavës kanë rënë dakord që të kërkohen garanci reale sigurie për Ukrainën, “sepse ky është një kusht themelor, për të arritur një paqe të drejtë dhe reale”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!