Meloni: Ne mbështesim plotësisht Ukrainën

schedule20:28 - 20 Shkurt, 2023

schedule 20:28 - 20 Shkurt, 2023

Pas takimit të saj me homologun polak Mateusz Morawiecki në Varshavë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha pak kohë më parë se “Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e plotë nga Italia”.

Meloni konfirmoi se do të shkojë në Kiev, për një takim me presidentin ukrainas. Volodymyr Zelensky.

“Italia dhe Polonia i japin armë Ukrainës, ne diskutuam për furnizimet e ardhshme të armëve, në mënyrë që të ketë paqe dhe stabilitet”, theksoi kryeministri polak.

Për sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, Giorgia Meloni deklaroi se tregtia mes Italisë dhe Polonisë ka arritur në 29 miliardë euro dhe pritet të rritet, ndërsa kujtoi se në Poloni janë aktive mbi 2600 kompani italiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!