Meloni në Kiev: Italia po punon për një konferencë rindërtimi në prill, jemi me Ukrainën

schedule23:06 - 21 Shkurt, 2023

schedule 23:06 - 21 Shkurt, 2023

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një vizitë në Ukrainë nga ku edhe konfirmoi mbështetjen e plotë të Italisë. Ajo tha se Italia do të ofrojë çdo ndihmë të mundshme për popullin ukrainas duke shtuar se “ata që mbështesin Ukrainën edhe ushtarakisht janë ata që punojnë për paqen”.

“Përsërita mbështetjen e plotë të Italisë përballë agresionit rus, Italia nuk ka ndërmend të lëkundet dhe nuk do. Në sytë e botës, Ukraina e ka fituar tashmë betejën e saj për të pohuar identitetin e saj. Ne do të japim çdo ndihmë të mundshme që të krijohen kushtet për negociata, por deri atëherë Italia do të japë të gjitha llojet e mbështetje, financiare, civile. Ata që mbështesinUkrainën edhe ushtarakisht janë ata që punojnë për paqen”, tha Meloni.

Meloni shtoi gjithashtu se Italia po punon për një konferencë rindërtimi në Prill.

“Ne folëm shumë për temën e rindërtimit, jo vetëm pas luftës. Rindërtimi është tashmë tani. Rindërtimi i një ndërtese të shkatërruar tani është një shenjë shprese, do të thotë bast për Ukrainën. Italia po punon për organizimin e një konference për rindërtimin dhe do të mbahet në prill”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!