Meloni: BE ka ndryshuar qëndrim ndaj emigrantëve

schedule11:33 - 3 Korrik, 2023

schedule 11:33 - 3 Korrik, 2023

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në intervistën e saj të detajuar Corriere della Sera, iu referua rezultateve të samitit të fundit europian për emigracionin.

“Marrëveshja e Këshillit Europian, e cila ofron një qasje krejtësisht të ndryshme në krahasim me të kaluarën kur bëhet fjalë për flukset migratore, është një sukses i padyshimtë italian.

Vendosëm që të luftohej trafikimi i qenieve njerëzore dhe imigracioni i paligjshëm përpara se të përhapej në Europë.

Ne arritëm t’i bënim të gjithë partnerët tanë të kuptonin se nuk kishte kuptim që vendet e ndryshme të vazhdonin të luftonin se kush duhet të ishte përgjegjës për menaxhimin e të gjithë fenomenit dhe se e vetmja mënyrë ishte të punonim së bashku në kufijtë e jashtëm, sidomos me një bashkëpunim të barabartë me vendet afrikane”, tha Meloni.

Duke iu referuar Tunizisë, Meloni shtoi:

“Dialogu me Tunizinë, i cili u cilësua si “model” në konkluzionet e Këshillit, dhe propozimi i Komisionit Europian për të investuar 15 miliardë euro në buxhetin e ri për migracionin  janë dëshmi e këtij ndryshimi absolut për sa i përket emigracionit.

E pyetur nëse divergjenca e pikëpamjeve të regjistruara në samitin e fundit e rrezikoi Paktin e Migracionit, Meloni u përgjigj:

“Jo, pakti për Migracionin dhe Azilin nuk po pengohet. Por dua ta bëj të qartë se është e gabuar të shihet kjo marrëveshje si një zgjidhje efektive. Italinë mund ta ndihmojë vetëm relativisht, sepse parimi qendror i Dublinit nuk është tejkaluar dhe detyrimet për vende si Italia janë ende shumë të larta.

Por prioriteti im është të ndaloj flukset ilegale dhe të godas trafikimin e njerëzve.

Lidhur me dështimin e përpjekjes së saj ndërmjetësuese me Hungarinë dhe Poloninë, në samitin e fundit europian, kryeministrja italiane dhe presidentja e partisë Adelfia të Italisë, tha përCorriere della Sera:

“Veçanërisht Polonia, por edhe Hungaria, mirëpritën miliona refugjatë ukrainas dhe morën nga BE-ja mbështetje financiare më të ulët se sa kishin nevojë. Në të njëjtën kohë, në bazë të marrëveshjes së 8 qershorit, do të duhej të paguanin 20 mijë euro për çdo emigrant, përfshirë edhe ilegalët, të cilët nuk janë zhvendosur.

E gjithë kjo vështirësohet nga ngrirja e fondeve të Planeve të Rimëkëmbjes dhe Rezilencës të këtyre vendeve. Mungesa e fleksibilitetit të tyre është e kuptueshme dhe unë kam gjithmonë respekt të madh për këdo që mbron interesat e tyre kombëtare.

Kjo fazë mund të kapërcehet duke ndërtuar sërish një marrëdhënie besimi dhe, për të arritur këtë qëllim, përpiqem të jap kontributin tim”, theksoi kryeministrja italiane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!