Melanomat, diagnostikimi dhe rreziqet, mjeket tregojnë çfarë duhet të kemi kujdes

schedule09:35 - 14 Maj, 2021

schedule 09:35 - 14 Maj, 2021

Maji është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të lëkurës, për të folur në lidhje me këtë kanë qenë të ftuara në emisionin ABC-ja e Mëngjesit mjekja dermatologe Armanda Gica dhe onkologia Albiona Poci.

Mjeket e spitalit Amerikan 2 kanë folur në lidhje me rreziqet që shfaqin nishanet në lëkurën e gjithsecilit.

Ndër të tjera mjeket bëjnë apel që secili të kontrollojë minimumi një herë në vit nishanet dhe ndryshimet që ato mund të pësojnë.

Dermatologia Gica ka bërë me dije se një ndër mbrojtësit kryesor për nishanet është përdorimi i kremit të diellit sidomos nga personat që kanë probleme me nishanet dhe kanë histori familjare me melanomat.

Një person ka 10 deri në 20 nishane në kushte normale nëse kemi një numër të shtuar është një faktor risku për melanomën. Nëse nishanet kanë filluar që të rriten dhe të marrin një formë ndryshe nga se jemi mësuar është një shenjë alarmi.

Një herë  në vit duhet që patjetër të kontrollojmë nishanet dhe sikur të mos kemi asgjë vlerësimi i nishaneve duhet të bëhet sidomos para periudhës së plazhit që është një faktor më i shtuar risku. Ne rekomandojmë që kremi i diellit duhet që të përdoret në të gjithë periudhat e vitit. Sidomos një person që ka një histori me melanomat. Një pjesë e mirë e tumorëve kanë bazën gjenetike”, ka thënë mjekja.

Ndërkohë onkologia Poci ka bërë me dije se një ndër shenjat me të cilën pacientët duhet që menjëherë të konsultohen me mjekun është gjakosja e nishanit.

Sipas saj një ndër risqet e shtuara për shfaqjen e tumorëve në lëkurë është dhe solari, ndaj bën thirrje që aplikimi i tij të eliminohet sa më shumë që është e mundur.

Të gjithë ne kemi nishane në trup që kanë konture të ndryshme dhe është krijuar një sistem ABCDE ku tregohen në lidhje me ndryshimet e nishanit. Shkronja A ka të bëjë me strukturën, shkronja B ka të bëjë ndryshimet që mund të pësojë, C është  ngjyra dhe D është diametri madhësia e nishanit, dhe shkronja E evolimi. Gjakosja e nishanit është një ndër shenjat që duhet të kemi më shumë kujdes dhe të drejtohemi mjekut.

Solari është i rrezikshëm, dhe rrit riskun për shfaqjen e melanomës të rinjtë duhet që të marrin masa dhe të minimizojnë përdorimin e solarëve.  Në trajtimin e nishaneve në shtëpi nuk ka asnjë efekt”, ka thënë onkologia./abcnews.al