Zonja e parë e ardhshme e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, tha pas fitores së bashkëshortit të saj Donald në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara se shumica e amerikanëve ua besuan atyre “këtë përgjegjësi të rëndësishme”.
“Ne do të mbrojmë zemrën e Republikës sonë, lirinë. Pres që qytetarët e vendit tonë t’i përkushtohen njëri-tjetrit dhe të ngrihen mbi ideologjinë për hir të lirisë individuale, prosperitetit ekonomik dhe sigurisë”, ka shkruar Melania Trump në platformën X.
Ajo shtoi se beson se “energjia, aftësia dhe iniciativa amerikane do të bashkojnë mendjet më të mira” për të avancuar kombin amerikan.
Republikani Donald Trump mundi kandidaten e Partisë Demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale në SHBA të martën, pasi kishte fituar 270 votat e nevojshme elektorale./abcnews.al