Melania Trump: Dua të jem një forcë pozitive, unifikuese në Shtëpinë e Bardhë

schedule14:03 - 8 Nëntor, 2024

schedule 14:03 - 8 Nëntor, 2024

Gruaja e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Melania tha se ajo dëshiron të jetë një forcë pozitive dhe unifikuese në Shtëpinë e Bardhë.

Melania Trump, e cila gjithashtu bëri historinë e zgjedhjeve duke u bërë gruaja e dytë presidenciale që shërbeu për dy mandate radhazi si Zonjë e Parë, tha në një intervistë se tani ka shumë më tepër përvojë dhe shumë më tepër njohuri.

“Unë kam qenë në Shtëpinë e Bardhë më parë. Kështu që kur hyn, ti e di saktësisht se çfarë të pret. Ti e di se çfarë lloj njerëzish duhet të keni me vete,” u shpreh ajo.

Ajo e bëri të qartë se fokusimi në nevojat aktuale dhe të ardhshme të fëmijëve amerikanë do të jetë në qendër të platformës së saj për një mandat të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!