Meksikë, presidenti i ri: Do të mposht narkotrafikun

schedule13:02 - 9 Tetor, 2018

schedule 13:02 - 9 Tetor, 2018

Presidenti i zgjedhur i Meksikës tha nuk kundërshton legalizimin e drogës si pjesë e zgjidhjes së problemit me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu nënvozn se do të luftojë kartelet e narkotrafikut.

Presidenti i zgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili do të marrë zyrtarisht presidencën me 1 dhjetor, është I hapur për legalizimin e disa drogave në vendin e tij. Kështu raportohet nga shtypi lokal, që citon këtë zgjedhje si pjesë të strategjisë së studiuar nga kreu i shtetit për sjellë paqe për kombin, që është goditur nga vala e dhunës në vitet e fundit nga kartelet e narkotrafikut.

“Ka shumë propozime për t’u analizuar për të kuptuar se cila është rruga më e përshtatshme për të ndjekur, por besoj se një vëmendje të veçantë do të shkojë edhe për problemin e pasigurisë dhe atë të dhunës”, është shprehur Lopez Obrador.

Presidenti ka folur edhe për marrëveshjen e fundit tregtare mes vendeve të Amerikës së Veriut,

“Pakti i ri tregtar duhet të lejojë një rritje per 4% në vit”, thotë ai.

Marrëveshje e re garanton qetësi dhe lejon që të vijnë investime”, shpjegon Obrador në një intervistë dhënë për gazetën “ADN Politico”.

“Nuk jemi kundër investimeve të huaja”, shton kreu i ardhshëm i shtetit të Meksikës.

Në këtë mënyrë ai hodhi poshtë polemikat e lindura për shkak të dyshimeve se Obrador do të mbyllte hapësirat për kapitalet private dhe të huaja.

“Duam që të ketë investime për të pasur rritje ekonomike”, përfundoi presidenti i zgjedhur./abcnews.al