Meksikë, kapen mbi 45 ton drogë në vetëm dy javë

schedule14:56 - 22 Shtator, 2023

schedule 14:56 - 22 Shtator, 2023

Një total prej mbi 45 ton kokainë dhe metamfetaminë janë sekuestruar nga autoritetet në Meksikë në vetëm dy javë. Autoritetet meksikane njoftuan se kanë sekuestruar më shumë se 45 ton kokainë dhe metamfetaminë në një periudhë rreth dy javë në gusht dhe shtator.

Droga u gjet konkretisht në valixhe, shishe, ambiente magazinimi, thasë me ushqim për kafshët etj, në varka, porte, aeroporte, laboratorë ilegale etj.

Në gusht, autoritetet kapën 500 çanta nga Kolumbia në një port në Michoacán, të cilat thuhej se përmbanin ushqim për kafshët, por rezultuan se përmbanin kokainë. Gjithashtu ne korrik u sekuestruan rreth 800 kilogramë metamfetaminë të tjera, të destinuara për në Hong Kong.

Në fillim të shtatorit, rreth 20,000 kilogramë metamfetaminë u kapën në portin e Veracruz, në një kontejner me ushqim për kafshët me destinacion Roterdam, Holandë.

Më pas, një sasi droge me destinacion Spanjën u kapën në valixhe në aeroportin ndërkombëtar të Mexico City, por edhe në portin e Michoacán.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!