Meksika ka arritur shifra të larta të viktimave nga koronavirusi.
Drejtori i epidemiologjisë, José Luis Alomía Zegarra, njoftoi se Meksika kishte 100,104 vdekje të konfirmuara nga COVID-19.
Meksika bëhet vendi i katërt me numrin e viktimave më të larta, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit dhe Indisë.
Vendi ka vendosur masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit. Por ajo çfarë ekspertët kanë theksuar janë papërgjegjshmëria e qytetarëve për të respektuar masat anti-covid.
/abcnews.al/