Meksika është e gatshme t’i ofrojë azil politik, Julian Assanget, dhe kështu të mbështesë vendimin e gjykatësit britanik për të refuzuar ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks.
“Assange është një gazetar dhe meriton një mundësi. Unë jam pro faljes së tij”, tha presidenti meksikan, Manuel Lopez Obrador.
Ai shtoi se shteti meksikan do t’i sigurojë mbrojtje 49-vjeçarit australian.
Lopez Obrador tha se Meksika do të siguronte “që kushdo që merr azil të mos ndërhyjë në çështjet politike të ndonjë vendi”.
Meksika ka mirëpritur shumë azilkërkues politikë ndër vite, nga heroi anti-imperialist Nikaragua Cesar Augusto Sandino te revolucionari rus Leon Trotsky dhe, së fundmi, ish presidenti bolivian Evo Morales.
Një gjykatë britanike refuzoi kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e Assanget, duke shpjeguar se ekzistonte mundësia që ai të kryente vetëvrasje në një burg amerikan për shkak të gjendjes së tij psikologjike.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se do të apelojë vendimin.
Kjo nuk do të jetë diçka që Biden do ta mbështesë pasi presidenti meksikan duket se kërkon të krijojë mosmarrëveshje me administratën e ardhshme të SHBA”, tha Sarukhan.
Marrëdhëniet e Lopez Obrador me Biden kanë një fillim të vështirë pasi ai ishte një nga udhëheqësit e fundit të profilit të lartë që e përgëzoi për fitoren e tij, duke thënë se ai donte të priste derisa të zgjidheshin mosmarrëveshjet ligjore.
Aktivistët mbajtën një protestë përpara ambasadës britanike në Mexico City pas vendimit të gjykatës, duke kërkuar lirimin e Assange./abcnews.al