Meksika është në pritje të rezultateve që konfirmojnë fitoren e presidentes së saj të parë femër, e cila do të shënonte një arritje të jashtëzakonshme në një vend të njohur për kulturën e tij patriarkale.
Claudia Sheinbaum nga partia e majtë në pushtet Morena dhe Xóchitl Gálvez nga partia konservatore PAN, e cila përfaqëson një koalicion partish opozitare, janë pretendentet kryesore që garojnë për këtë post. Të dy kampet thonë se kanë fituar, por rezultatet zyrtare nuk janë shpallur ende, pasi vijon ende numërimi i votave.
Miliona njerëz u drejtuan në kutitë e votimit të dielën. Zgjedhjet ishin më të mëdhatë në historinë e vendit. Mbi 98 milionë votues u regjistruan për të hedhur votën në Meksikë.
Votimi vjen vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA , ku emigracioni është një temë kyçe në fushatat e Donald Trump dhe Presidentit Joe Biden. Meksika është një aleat kryesor i SHBA-së për një sërë çështjesh, nga tregtia te menaxhimi i migracionit dhe rezultati i sotëm mund të ketë ndikime shumë përtej kufirit.
/abcnews.al