Meksi mbyll sezonin, Daja: Duhet ekuilibër, një gol na “hedh në erë”

schedule09:11 - 24 Qershor, 2020

schedule 09:11 - 24 Qershor, 2020

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, para ndeshjes me Bylisin në Kupë, ka dalë para medieve dhe ka folur për shanset e kualifikimit dhe atë që e pret skuadrën e tij në përballjen e sotme, që luhet prej orës 19:30. Daja kërkon ekuilibër, që të mos bëhen zero shanset për kualifikim.

“Natyrshëm që një rezultat 1-0 është në favor të kundërshtarit, pasi e nisim lojën në disavantazh. Gjithashtu ka edhe ndikimin tjetër, që duhet të sulmojmë dhe të jemi të kujdesshëm prapa për të mos pësuar.

Një gol do e vështirësonte akoma më shumë ndeshjen.  Shpresojmë të gjejmë modulin dhe lojtarët e duhur, për shkak të problemeve që kemi. Duhet ekuilibër. Një gol na e vështirëson kualifikimin”, tha Daja fillimisht, ndërkohë që më pas flet për mungesat.

“Grupin e lojtarëve nuk e kemi të plotë, duke nisur me Meksin që me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin pas atij dëmtimi që pësoi në Ballsh. Duhet të flasim me stafin mjekësor edhe për disa lojtarë të tjerë”, përfundon kreu i pankinës së Skënderbeut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!