MEK reagon pas njoftimit të Facebook: Nuk është fshirë asnjë llogari e muxhahedinëve në Shqipëri

schedule15:24 - 8 Prill, 2021

schedule 15:24 - 8 Prill, 2021

Mujahedin-e Khalq (MEK / PMOI) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit kanë reaguar pasi Facebook njoftoi se ka fshirë 300 adresa të këtij grupi në Shqipëri.

Sipas raportimeve, Facebook u ka mbyllur muxhahedinëve 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe dhe 146 llogari në Instagram në muajin mars për shkeljen e rregullave dhe mashtrimin e të tjerëve në lidhje me identitetin dhe qëllimin e tyre në emër të një subjekti të huaj.

Ndërkohë, në një reagim MEK nhedh poshtë njoftimin e bëra nga ana e Facebook. Sipas tyre llogaritë e muxhahedinëve në Shqipëri nuk janë fshirë.

“Në kundërshtim me pretendimet e dyshimta e jo të besueshme të fashizmit fetar në Iran, si dhe të agjentëve e lobeve të tij që veprojnë nën maska të ndryshme, asnjë nga llogaritë që i përkasin Mujahedin-e Khalq (MEK / PMOI) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) nuk është mbyllur. Duke qenë se nuk është shkelur asnjë prej rregullave të Facebook, pretendimi se ekziston një grup i lidhur me MEK në Shqipëri i cili bën postime provokative online është qesharak dhe absolutisht i rremë. Ky pretendim është bërë për herë të parë nga Javad Zarif dhe Hamid Baeidinejad, ambasadori i mullahëve në Mbretërinë e Bashkuar, në 2018-ën,” thuhet mes të tjerash në deklaratën e MEK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!