Mehmeti: Skuka sakrifikoi, por na e shpërbleu besimin, nuk na lejohen hapa fals

schedule19:19 - 14 Shkurt, 2022

schedule 19:19 - 14 Shkurt, 2022

Partizani përmbysi Skënderbeun në Korçë për të marrë 3 pikët e javës së 20-të.

Një fitore që mban gjallë shpresat e demave për një vend në europë edhe pse gara me skuadrat e kreut nuk lë shumë vend.

Pas kësaj ndeshje trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti përgëzoi lojtarët për lojën e zhvilluar, ndërsa nuk nguroi t’i thurte elozhe edhe sulmuesit Skuka i cili sakrifikoi, por ia vlejti.

“Dua të falenderoj futbollistët për karakterin dhe personalitetin në pjesën e dytë dhe tifozerinë që na mbështeti në transfertën e largët. Në pjesën e parë duhej të ishim më në ekuilibër sepse u çekulibruam dhe e pësuam nga gabimet tona golin. Nuk duhej të pësonim, por arritëm ta kthenim falë karakterit. Bëmë edhe një lojë dominante”.

Partizani i varur te Skuka? “E sakrifikuam sot sepse ka pasur probleme pas një goditje në kavilje. Na i shpërbleu të gjithëve, duhet të qëndrojë me këmbë në tokë sepse ka shumë punë për të bërë.

Besoj te elementët e rinj dhe duhet kohë që skuadra të arrijë aty ku duhet, vazhdimësia duhet të tregohet në vijim. Kampionati është i paparishikueshëm dhe nuk na lejon hapa fals, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Europa edhe nëpërmjet kampionatit? “Duhet të shikojmë javë pas jave, e rëndësishme është të kthehemi te kjo lojë. Duhet të kemi sulmin e shpejtë, punoj me skuadrën që të mos shohin më shumë se një javë larg. Duhet të jemi në ekuilibër sepse kampionati është i vështirë dhe kundërshtarët janë të paparashikueshëm”, ka deklaruar tekniku i demave.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!