Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mehmeti “sheh” Premier League/ Ylli shqiptar, vetëm 3 pikë larg ngjitjes direkt në elitë

schedule12:40 - 5 Mars, 2026

schedule 12:40 - 5 Mars, 2026

E dinte mirë se ku po shkonte. Kanë kaluar vetëm pak javë me fanelën blu të Ipsuiç, dhe Anis Mehmeti po sheh t’i plotësohen pritshmëritë.

Një nga talentet më të shquar të futbollit shqiptar të këtyre kohëve, po luan thuajse gjithmonë titullar, dhe ekipi I tij është pranë ngjitjes në Premier Ligë.

Në mes të kësaj periudhe të lumtur, erdhi rritja e re e kartonit nga 10 milionë euro në fillim të dhjetorit të kaluar, në 14 milionë në 3 mars.



Në ndeshjen e fundit, luajtur pikërisht në 3 mars, në fitoren 1-0 në shtëpi kundër Hall Sitit, Mehmeti luajti vetëm 22 minuta, sepse duhej të shlodhej, e sërish ishte protagonist te goli.

Ipsuiçi është në një mision. Sezonin e kaluar ishte në Premier Ligë, dhe kuptoi se nuk pati skuadër për atë nivel, duke u rrëzuar menjëherë.

Tashmë, trajneri Kieran Mekkena, ish-pjesëtar I stafit të Mançester Junajtidit, ka vendosur që ai makth të mos përsëritet më.

Mehmeti dhe përforcime të tjera janë marrë pikërisht që skuadra të ketë thellësi, siç thonë në Angli, dhe po ashtu cilësi për elitën në Angli.

Shqiptari ndodhet në një ekip, dhe punon me një trajner, që arritën diçka që vetëm 5 skuadra në historinë e futbollit anglez kanë mundur ta bëjnë.

Në 2022, Ipsuiçi ishte në kategorinë e tretë, në Ligën e Parë siç e quajnë në ishull.

Në 2023 u ngjit në Championship dhe në 2024 në Premier, pra për dy sezone ngjiti dy shkallë.

Ndeshja e radhës do të jetë në shtëpi ndaj ish-kampiones Leister, ndërsa edicioni do të jetë i gjatë dhe i vështirë.

Kategoria e dytë angleze ka 24 skuadra, pra 46 javë, dhe ekipi i shqiptarit ka një të prapambetur, pra duhet të luajë edhe 12 duele.

Ipsuiç mund ta vulosë ose ta festojë ngjitjen në Premier Ligë në 2 maj në stadiumin e vet “Portman Roud” përballë Kuins Park Rejnxhërsave, pra  mbi 30 000 tifozë mund të jenë në parajsë.

Ku I dihet, me trajnerin Mekkena, dhe me formën aktuale të yjeve si Mehmeti, ndoshta tifozët ëndërrojnë të kthehen në epokën e lavdishme të viteve 70-80-të të shekullit të kaluar kur u fitua Kupa UEFA në 1981 nën drejtimin e një legjende si Bobi Robson.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!