Anis Mehmeti afrohet më shumë me Premier League, duke zyrtarizuar transferimin e tij te Ipsëich Toën.
Futbollisti shqiptar, i cili ka shkëlqyer në sezonet e fundit me Bristol City do të vijojë të luajë në Championship, por skuadra e tij e re shihet si pretendente për t’u ngjitur sërish në kampionatin elitar anglez.
Nuk janë zbuluar detajet e këtij transferimi, ndërsa mediat në vend thonë se Ipsëich ka paguar 3 milion paund për kartonin e futbollistit, që në fund të sezonit mund të largohej nga Bristol si një lojtar i lirë, pasi nuk kishte pranuar të rinovonte kontratën.
Vetë lojtari ka firmosur deri në qershor të vitit 2029, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e tij.
Pas prezantimit nga klubi i ri, Mehmeti ka dhënë edhe intervistën e parë.
Ai është shprehur i lumtur për transferimin dhe se kërkon të përmirësohet çdo ditë për të ndihmuar ekipin në objektivin e tij për t’u kthyer në Premier League.
Sulmuesi 25 vjeçar kalon te Ipsëich si një prej lojtarëve më të mirë të sezonit në Championship, ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asiste.
Që nga janari 2023 kur u transferua te Bristol, ai numëron 136 ndeshje dhe 26 gola gjithsej.
Shifra të rëndësishme, por që deri tani nuk i kanë shërbyer për të bindur trajnerin Sylvinho ta kthejë në kombëtaren kuqezi,


