Partizani përmbysi Teutën në “Elbasan Arena” duke marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në garën për një vend në europë, pasi kjo fitore i dërgoi demat e Dritan Mehmetit në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit.
Pas ndeshjes Mehmeti do të shprehej i kënaqur me fitoren, ndërsa përgëzon lojtarët për lojën e zhvilluar.
Ndeshja: “Fillimisht dua të përgëzoj lojtarët për karakterin që treguan sot dhe i falenderoj për shpirtin e garës, edhe pse jam i pakënaqur për mënyrën si e nisëm garën edhe pse kemi punuar në aspektin psikologjik.”
Europa në dy kahe: “Gjatë gjithë kohës kam qenë i përqendruar që t’i injektoj skuadrës mentalitetin e duhur për të mbajtur garën në kampionat dhe kupë. Partizani duhet të respektoj veten dhe të luftojmë deri në fund në të dyja aspektet.”
Goditjet standarde dhe Marku: “Sa i përket goditjeve standardeve mendoj se pjesën e parë të kampionatit nuk kemi gabuar. Sa i përket Markut, duke ditur se është lojtar i shpejtë mendova që ndeshjen ta filloja me Markun dhe jam i kënaqur me të.”
Bitri dhe Skuka dhe barazimi i Vllaznisë: “Bitri unë mendoj se është një lojtar i Partizanit dhe është rikthyer në shtëpi dhe i dimë cilësitë e tij, Skuka është një lojtar i fituar dhe jam gjithmonë kërkues ndaj tij jo vetëm për golin, por edhe për mënyrën si sinkronizohet me skuadrën. Megjithatë duhet të dimë që ai vjen nga Kategoria e Parë dhe e kuptoj kur i bie ritmi. Sa i përket Vllaznisë, jam i fokusuar te ekipi im, ndërsa sa i përket kupës do jetë një histori tjetër dhe do tregohemi të kujdesshëm.” /f.a/abcnews.al